Vllaznia bie sërish në testet miqësore, Lokomotiva e Zagrebit përmbys shkodranët në Slloveni

Vllaznia bie sërish në testet miqësore, Lokomotiva e Zagrebit përmbys shkodranët në Slloveni

Lajme

Një tjetër rezultat negativ për Vllazninë në ndeshjet përgatitore. Skuadra shkodrane u mund në Slloveni nga Lokomotiva e Zagrebit, në një takim miqësor që u mbyll me rezultatin 2-1.

Edhe pse ishte Vllaznia ajo që zhbllokoi sfidën, në fund nuk arriti ta ruante epërsinë. Klinti Qato kaloi i pari në avantazh kuqeblutë, teksa në minutën e 12-të realizoi një supergol.

Megjithatë, reagimi i kroatëve ishte i menjëhershëm dhe efikas. Lokomotiva e Zagrebit shënoi dy herë, duke përmbysur rezultatin dhe siguruar fitoren.

Për shkodranët kjo ishte humbja e katërt në 5 miqësoret e zhvilluara deri tani. Tregues jo pozitivë për Vllazninë, që javën e ardhshme do të zbresë në fushë për fazën e parë të UEFA Conference League ndaj Malishevës.

Goli i Klinti Qatos

Promo