Vjen zyrtarizimi, Stavri Nica dhe Kukësi ndajnë rrugët mes tyre

Lajme

Tashmë gjthçka është zyrtare. Ashtu siç “Neësport.al” njoftoi ditën e djeshje, Stavri Nica nuk do të jetë më trajner i Kukësit.

Palët kanë ndarë rrugët mes tyre pas humbjes me Dinamon në kampionat. 69-vjeçari ka lënë skuadrën dhe tashmë ka ardhur edhe njoftimi i klubit. Verilindorët falenderojnë Nicën për kontributin e dhënë me skuadrën e Kukësit në këtë sezon.

“Njoftim!

Stavri Nica ka mbyllur bashkpunimin me ekipin e Kukesit!

Klubi e falenderon per kontributin e dhene!

Faleminderit Profesor!”, ka shkruar kklubi i Kukësit.

Kujtojmë se stërvitjen e ditës së djeshme e ka drejtuar Oltion Kërnaja, i cili ka qenë edhe zëvendës trajner i Nicës. Tashme mbetet të shihet se kush do t ëjetë timonieri i ri që do të marrë në dorë “frenat” e verilindorëve.

/newsport.al/



sport,Abissnet Superiore,Kukes,stavri nica , Abissnet Superiore,Kukes,stavri nica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *