Vinicius i afrohet Haalandit gjatë intervistës, gjesti i norvegjezit merr vëmendje të madhe

Vinicius i afrohet Haalandit gjatë intervistës, gjesti i norvegjezit merr vëmendje të madhe

Lajme

Edhe pse Brazili e mbylli me zhgënjim aventurën e tij në Kupën e Botës, Erling Haaland dhe Vinicius Junior sollën një çast që u prit shumë mirë nga tifozët.

Norvegjia arriti të kalojë në çerekfinale pasi mposhti Brazilin me rezultatin 2-1, ndërsa figura kryesore e ndeshjes ishte Haaland, autor i dy golave.

Menjëherë pas sfidës, sulmuesi norvegjez ishte duke folur në një intervistë kur Vinicius Junior iu afrua në mënyrë të papritur, duke e ndërprerë për disa sekonda.

Haaland nuk e shpërfilli brazilianin, por e priti me buzëqeshje, i dha dorën dhe më pas e përqafoi ngrohtësisht, përpara se Vinicius të vijonte rrugën e tij.

Kjo skenë u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale, ku tifozët e cilësuan si një shembull shumë të mirë të respektit dhe frymës sportive mes dy yjeve të futbollit.

Pavarësisht rivalitetit në fushë, Haaland dhe Vinicius Junior treguan se vlerësimi mes futbollistëve mbetet i fortë edhe pasi ndeshja përfundon me fishkëllimën e fundit./

https://x.com/TheSunFootball/status/2073927602927013895

Promo