VIDEO / Super Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e 9-të sezonal

Lajme

Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Bani Yas, po luan në shtëpi përballë Hatta.

Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur në barazim 1-1.

Golin e parë të kësaj ndeshje, e shënoi pikërisht Seferi në minutën e 46’, duke kaluar të tijët në avantazh.

Bani Yas krijoi një aksion të rrjedhshëm, i cili u mbyll me golin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Por vetëm 2 minuta më pas, ekipi kundërshtar barazoi.

Për 27-vjeçarin shqiptar, ky është goli 9-të sezonal, me Seferin që numëron edhe 1 asistim.



sport,kombetarja shqiptare,Taulant Seferi , kombetarja shqiptare,Taulant Seferi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *