Pjesa e parë e miqësores mes FC Arges dhe Vllaznisë është mbyllur në barazim 1 – 1.
Skuadra shkodrane ishte ajo që e hapi takimin, duke gjetur golin në minutën e 21-të, ndërsa të besuarit e Edi Martinit kanë dhënë sinjale pozitive në këtë test.
Pavarësisht se FC Arges luan në shtëpi dhe sipas “Transfermarkt” ka një vlerë që i afrohet 12 milionë eurove, Vllaznia ka ditur të jetë konkurruese në fushë.
Aksioni i golit erdhi pas një goditjeje dënimi mjaft të bukur, e cila u neutralizua në mënyrë të shkëlqyer nga portieri i ekipit rumun. Megjithatë, shkodranët përfituan më pas dhe me numrin “25” dërguan topin në rrjetë, falë një goditjeje të saktë me të djathtën drejt katërkëndëshit.


