VIDEO / Ndërhyrje e rrezikshme ndaj Xhakës, lojtari ndëshkohet me karton të kuq

Lajme

Bayer Leverkusen po fiton aktualisht 2 me 1 ndaj Mainz, teksa luhet minuta e 85’ e takimit. Granit Xhaka padyshim ka marrë vëmendjen këtë mbrëmje, duke qenë dhe protagonist kryesor.

Fillimisht ai shënoi golin e parë në minutën e 3’ të takimit. Rrjeta u gjet në mënyrë mjeshtërore nga futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Leverkusen.

Më pas në minutën e 79’, Ngankam u ndëshkua me karton të kuq nga Mainz. Shkak u bë pikërisht një ndërhyrje e rrezikshme ndaj Xhakës.

Ngankam zuri vendin e Brajan Grudës, që e nisi titullar me Mainz. Zëvendësim ky që nuk rezultoi me fat.



sport,Bayer Leverkusen,Bundesliga,Granit Xhaka , Bayer Leverkusen,Bundesliga,Granit Xhaka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *