VIDEO / Mjafton një super gol i Tchouamenit, Real Madridi i afrohet titullit kampion

Lajme

Real Madridi ka shënuar fitore në fushën e vështirë të Mallorcas me rezultat 1-0 me në kuadër të javës së 31-të.

Pjesa e parë nuk është se solli shumë, me Antonio Raillo (Mallroca) dhe Jude Bellingham (Real Madrid) që kishin nga një rast.

Me të filluar pjesa e dytë, mbretërit gjetën golin e epërsisë, me Aurelien Tchouameni që gjeti rrjetën për 1-0.

Real Madridi kishte raste shumë të mira edhe me Brahim Diaz dhe Federico Valverden, por që nuk arritën të shënonin.

Mallorca ka mundur të barazojë me Sergi Darder, por Lunin ishte në vend.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është në vendin e parë me 78 pikë, ndërsa Mallorca me 31 pikë mban vendin e 15-të. /Telegrafi/



sport,la liga,Mallorca,real madrid , la liga,Mallorca,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *