AF Elbasani përballet ndaj Lushnjës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Në pjesën e parë u vu re diçka shumë interesante, që meriton duartrokitjen e të gjithëve.
Takimi i mbajtur në “Elbasan Arena” u ndërpre përkohësisht, për t’i ardhur në ndihmë lojtarëve që kishin agjëruar.
Pasi futbollistët çelën iftar, ndeshja vijoi normalisht. Kujtojmë se në disa kampionate në Europë ndalet mbajtja e ramazanit.
sport,Elbasani,iftar , Elbasani,iftar