VIDEO / Tifozët nuk po e besojnë huqjen e madhe të Ronaldos, ai dështoi të shënojë nga tre metra

Lajme

Cristiano Ronaldo i cili aktivizohet në radhët e Al Nassr ka humbur një mundësi të artë shënimi në dueli ndaj Al Ain në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, i cili u nënshkrua nga Al Nassr në 2022 në një marrëveshje rekord botërore prej 175 milionë eursoh në vit, po kalon në një formë mjaft të mirë këtë edicion.

Krahas 22 golave të shënuar në elitën e futbollit arab, Ronaldo ka qenë vendimtar edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë, duek shënuar pesë gola deri në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

Al Nassr kishte pësuar humbje me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë dhe tani po kërkon përmbysjen e rezultatit për të avancuar tutje.

Ronaldo e pati mundësinë që të barazonte shifrat në këtë takim, por që ai dështoi të shënojë nga një distancë prej vetëm tre metrash.

Sidoqoftë, 39-vjeçari me gjasë është lehtësuar pas golit të Alex Telles i cili shënoi për të barazuar shifrat në 2-2.

Me që ra fjala, rezultati momental i takimit është 3-3 (rezultati i përgjitshëm 3-4) dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime andaj mbetet të shihet se a do ketë forcën Al Nassr që të evitojë eliminimin.



sport,Cristiano Ronaldo,liga pro saudite , Cristiano Ronaldo,liga pro saudite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *