VIDEO / “Largohuni”, tifozët serb përzënë lojtarët pas eliminimit nga Euro 2024

Lajme

Serbia u eliminua nga Euro 2024 që në fazën e grupeve ku e mbylli si e fundit Grupin E.

Serbët grumbulluan vetëm 2 pikë, 1 më pak se Sllovenia e Danimarka, dhe 3 nga Anglia kryesuese.

Pas humbjs ndaj britanikëve në sfidën e parë, Serbia nuk arriti të merrte më shumë se 2 barazime ndaj Sllovenisë dhe Danimarkës në fund.

Një lojë e dobët, pa ide ka sjellë reagime të shumta negative tek tifozët dhe opinioni publik.

Në përfundim të sfidës me Danimarkën, lojtarët shkuan të përshëndeteshin me tifozët si ndeshja e fundit e këtij rrugëtimi, por morën një përgjigje negative.

Të gjithë fansat pas porte bënë me shenjë që të largoheshin duke mos u takuar fare.



sport,Euro 2024 , Euro 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *