VIDEO / Greqia sheh Shqipërinë nga televizori, Gjeorgjia kualifikohet për herë të parë në Europian

Lajme

Greqia do e shohë Shqipërinë nga televizori në Euro 2024. Kjo pasi Gjeorgjia i ka mposhtur përmes penalltive në finalen e “Play-Off”.

Kombëtarja helene dështon kështu për të tretën herë radhazi të shkojë në finalet e Europianit. Në anën tjetër ky është kualifikim historik për Gjeorgjinë, që ia del për herë të parë në historinë e saj.

Koha e rregullt dhe “extra-time”, nuk sollën asnjë gol. Dhe pse rastet ishin të shumta, skuadrat u treguan të pasakta para portës.

Greqia nuk ishte me fat, kur erdhi radha e penalltive. Në Tbilisi të Gjeorgjisë, humbën 2 penallti.

Në anën tjetër Gjeorgjia u tregua e pasaktë te njëra prej goditjeve, ndërsa fitoi në fund me rezultatin 4-2.



sport,Euro 2024,kombetarja e gjeorgjise , Euro 2024,kombetarja e gjeorgjise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *