VIDEO / Gol dhe festë me shqiponjë, mesfushori shqiptar protagonist në Itali

Lajme

Erald Lakti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Arzignano luajti në transfertë përballë Mantova, sfidë e vlefshme për javën e 21-të të Serie C italiane. Ndeshja përfundoi në barazim me rezultatin 1-1, teksa Lakti ishte ai që shënoi golin për të tijët.

Në minutën e 84’ të sfidës, mesfushori shqiptar arriti të shënonte një gol mjaft të bukur. Lakti e gjuajti topin në hyrje të zonës, duke e dërguat topin në një kënd që nuk kapej dot nga portieri kundërshtar.

Për 24-vjeçarin ky është goli i tretë në këtë sezon, teksa vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe në repartin e mesfushës për ekipin e tij. /newsport.al/



sport,erald lakti,Itali , erald lakti,Itali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *