VIDEO / Feston me shqiponjë, mesfushori shqiptar i jep fitoren ekipit të tij

Lajme

Lindon Selahi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rijeka luajti në transfertë përballë Hajduk Split. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Superligës kroate përfundoi me fitoren 1-2 të ekipit të Selahit.

Ishte pikërisht ky i fundit që shënoi golin e fitores për të tijët. Me anë të një goditje në hyrje të zonës në minutën e 75’ të sfidës, mesfushori i Kombëtares realizoi një supergol duke i dhënë fitoren të tijëve.

Në këtë sezon të kampionatit kroat, Lindon Selahi ka shënuar 3 gola, teksa ka asistuar në një tjetër.



sport,hajduk split,lindon selahi , hajduk split,lindon selahi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *