Pendikspor, ekipi ku aktivizohet mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi u mposht 4-1 ndaj Galatasaray në Rams Park (Istanbul).
Çekiçi dhuroi asistin e golit të vetëm të mysafirëve, në këtë takim. Ai shërbeu mjaft mirë për Ozturk, i cili realizoi golin e nderit.
27-vjeçari Çekiçi po luan sezonin e parë me këtë skuadër, teksa në 21 ndeshje që ka luajtur, numëron një gol dhe asiste.
Futbollisti kuqezi ka luajtur më parë Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb dhe Konyaspor.
sport,Endri Cekici,kombetarja shqiptare,superliga turke , Endri Cekici,kombetarja shqiptare,superliga turke