La Liga

Valencia këmbëngul për Muriqin, Fenerbahçe shqyrton largimin e tij

Valencia vazhdon përpjekjet për të siguruar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi. Klubi spanjoll synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. Sipas mediave në Turqi, 32-vjeçari mund të largohet nga Fenerbahçe vetëm gjashtë muaj pas mbërritjes së tij. Muriqi shihet nga Valencia si…

Valencia këmbëngul për Muriqin, Fenerbahçe shqyrton largimin e tij

Valencia vazhdon përpjekjet për të siguruar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi spanjoll synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. Sipas mediave në Turqi, 32-vjeçari mund të largohet nga Fenerbahçe vetëm gjashtë muaj pas mbërritjes së tij.

Muriqi shihet nga Valencia si përforcimi që i nevojitet repartit ofensiv. Ndërkohë, drejtuesit e Fenerbahçes kanë nisur bisedimet me trajnerin e ri, Emre Belozoglu, për mundësinë e largimit të kapitenit të Kosovës.

Vendimi i Belozoglut mbetet për t’u marrë, ndërsa Valencia është e gatshme të bëjë gjithçka për të marrë shërbimet e Muriqit, pa caktuar një kufi për shumën e kartonit të tij.

Para nisjes së këtij sezoni, Muriqi u kthye te Fenerbahçe nga Mallorca për 15 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2029. Në 18 ndeshje me skuadrën turke, ai ka realizuar 11 gola dhe ka dhënë 2 asistime.