UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Lajme

Votuesit e faqes zyrtare të UEFA-s kanë zgjedhur më të mirët e ndeshjeve të para të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjatë të martës dhe mërkurës u luajtën ndeshjen e para gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ku rezultatet ishin deri diku të pritshme.

Në ndeshjen e së martës, Bayern Munichu barazoi me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Real Madridit, ndërsa Borussia Dortmundi mposhti 1-0 Paris Saint-Germain.

Fitorja e verdhezinjve ndaj parisienëve ka bërë që lojtarët e Dortmundit të vlerësohen lartë nga votuesit e faqes së UEFA-s.

Gjashtë lojtarë të Dortmundit gjenden në formacionin më të mirë të javës, ku mbrojtja është e tëra me lojtarë të tyre, portieri dhe sulmuesi Niklas Fullkrug.

Gregor Kobel, Julian Ryerson, Mats Hummels, Nico Schlotterbeck dhe Ian Mattsen janë lojtarët tjerë të Dortmundit.

Në formacionin më të mirë gjenden edhe tre lojtarë të Bayern Munichut si Konrad Laimer, Leroy Sane dhe Harry Kane, ndërsa Real Madridi përfaqësohet me Toni Kroos dhe Vinicius Junior.

Paris Saint-Germain nuk ka asnjë lojtarë në formacionin e javës. /Telegrafi/



sport,champions league,uefa , champions league,uefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *