Karim Benzema kthehet në Madrid

Lajme

Karim Benzema është rikthyer në Madrid për diagnozë dhe trajtim pasi pësoi një dëmtim duke luajtur për skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad.

Në një deklaratë nga klubi saudit, konfirmohet rikthimi i yllit francez te Los Blancos.

“Karim Benzema po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme në klinikën e Real Madridit me ish-mjekun e tij në Spanjë, i cili mbikëqyrte kujdesin e tij në vitet e mëparshme”.

“Konsultat u organizuan midis ekipeve mjekësore të Ittihad dhe Real Madridit në lidhje me dëmtimet e Benzemas, gjë që bëri që ai të humbiste ndeshjet kryesore këtë sezon”.

“Benzema tashmë është nisur për në Spanjë dhe pritet të kthehet javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit saudit.

Benzema ka shënuar 13 gola dhe tetë asistime në 29 paraqitjet e tij për Ittihad këtë sezon.

Francezi konsiderohet një legjendë e Real Madridit ku shënoi 354 gola dhe 165 asistime në 648 ndeshje. Ai fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij në klub mes disa titujve të tjerë. /Telegrafi/



sport,Karim Benzema,la liga,real madrid , Karim Benzema,la liga,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *