U ndëshkua me karton të kuq ndaj Partizanit, në Laç mungon lideri i Dinamos

Lajme

Dinamo do të udhëtojë në Laç për të sfiduar kurbinasit për llogaritë e javës së 24-të të Superiores. Sfidë mjaft e rëndësishme për “Blutë” që do të kërkojnë vazhdimësinë në kampionat, ndërsa vijnë pas 3 fitoresh rresht.

Dritan Mehmeti ka nisur përgatitjet e skuadrës për këtë duel dhe për “Nëndetësen” nuk do të jetë aspak e lehtë. Ndaj bardhezinjve do të vuajnë mungesën e një titullari.

Lorenc Vila do të jetë i pezulluar për takimin e ditë së shtunë, pasi u dëshkua me karton të kuq në duelin me Partizanit. Deri ditën e ndeshjes, Mehmeti duhet të gjejë zëvendësuesin e Vilës dhe të marrë në Kurbin një tjetër rezultat pozitiv që do ta mbante afër “Final – Four”. /newsport.al/



sport,Dinamo,laci,Superiore , Dinamo,laci,Superiore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *