U mposhtën në derbi nga Partizani, reagon Tirana: Ne nuk e humbim KURRË DINJITETIN

Lajme

Tirana nuk ia del as në këtë derbi për të fituar ndaj Partizani. Bardheblutë u mposhtën 2-1 në “Air Albania” nga demat.

Një humbje që dhemb dyfish, pasi së pari mposhtën nga rivali i përjetshëm i tyre dhe së dyti tashmë janë jashtë “Final – Four”.

Klubi bardheblu ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, ndërsa thekson se nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

“Ne nuk e humbim KURRË DINJITETIN tonë!”, kanë shkruar bardheblutë. Kujtojmë se pas kësaj humbje Tirana zbret në vendin e 6-të me 46 pikë, 1 më pak se Skënderbeu dhe Dinamo.



sport,Partizani,Superiore,tirana , Partizani,Superiore,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *