U gjet një kufomë afër stadiumit, merret vendimi për ndeshjen e Premier Ligës

Lajme

Ndeshja mes Tottenham dhe Nottingham Forest do të zhvillohet siç ishte planifikuar, anipse policia gjatë ditës gjeti një kufomë pranë stadiumit “Tottenham Hotspur”.

Policia Metropolitane njoftoi se në Parkun Northumberland në Haringey pak para orës 06:00 të mëngjesit të së dielës, një burrë u gjet më plagë të rënda me thikë, transmeton klankosova.tv

Përmes një komunikate për media, nga klubi i Tottenham thanë se po bëjnë gjithçka që ta ndihmojnë policinë me hetimet.

“Pas një incidenti në të cilin një individ humbi jetën, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar hetimin e policisë, hetim i një rëndësie të madhe. Ne do t’i përditësojmë me informacion tifozët sa më shumë që të jetë e mundur dhe do t’u kërkojmë të jenë të durueshëm. Mendimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje”, shkruhet në komunikatën zyrtare të Tottenhamit.

Ndryshe, ndeshja Tottenham-Nottingham Forest do të fillojë në orën 19:00.



sport,Premier League , Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *