Nga mëngjesi i së enjtes nisën thashethemet se në stolin e kombëtares serbe mund të ulet një trajner i huaj.
Tashmë kanë filluar të përmenden emrat e parë. Informacionet nga mediat serbe thonë se kandidati kryesor për të pasuar Stojkovic është bërë trajneri i njohur gjerman Joachim Low.
Disa media kanë shkuar aq larg sa pretendojnë se negociatat mes Federatës Serbe të Futbollit dhe ish-trajnerit të Gjermanisë tashmë kanë filluar.
Në periudhën e ardhshme pritet një përgjigje zyrtare.
sport,Euro 2024,Joachim Low,kombetarja e serbise , Euro 2024,Joachim Low,kombetarja e serbise