Tripletë nga Cristian Shpendi, ylli i Kombëtares shkëlqen në suksesin me “5 yje” të Cesenës

Me një tripletë që e çon në 12 gola këtë sezon, Cristian Shpendi vazhdon të shfaqet i papërmbajtshëm në fushë dhe konfirmon instinktin e tij të jashtëzakonshëm për gol. Sulmuesi 23-vjeçar ishte protagonist absolut në fitoren 5-1 që Cesena arriti ndaj Ascolit në javën e 13-të të Serie B. Golin e…

Tripletë nga Cristian Shpendi, ylli i Kombëtares shkëlqen në suksesin me “5 yje” të Cesenës

Me një tripletë që e çon në 12 gola këtë sezon, Cristian Shpendi vazhdon të shfaqet i papërmbajtshëm në fushë dhe konfirmon instinktin e tij të jashtëzakonshëm për gol. Sulmuesi 23-vjeçar ishte protagonist absolut në fitoren 5-1 që Cesena arriti ndaj Ascolit në javën e 13-të të Serie B.

Golin e tretë të takimit Shpendi e realizoi në minutën e 69-të, i shërbyer me saktësi nga Caprini, kurse të katërtin e shënoi vetë në minutën e 84-të. Vetëm tre minuta më pas, sulmuesi e përmbylli shfaqjen e tij duke e vënë kundërshtarin në pozitë dorëzimi me një performancë të admirueshme.

Platforma e vlerësimeve “Sofascore” i dha notën maksimale yllit të Shqipërisë. Shpendi u vlerësua me 10, teksa po kalon sezonin më të mirë nga pikëpamja personale. Këto sinjale tregojnë se në thirrjen e radhës të Kombëtares ai nuk do të jetë thjesht një lojtar shtesë, por dikush me peshë dhe ndikim kur t’i jepen minutat në fushë.