Tri medalje të bronzta për xhudistët e rinj kosovarë në Kupën Evropiane të kadetëve

Në garën e Kupës Evropiane për kadetë, e cila u zhvillua gjatë fundjavës në Selanik të Greqisë, xhudistët e rinj të Kosovës siguruan gjithsej tri medalje të bronzta. Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Milot Gashi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 66 kilogramë. Në…

Tri medalje të bronzta për xhudistët e rinj kosovarë në Kupën Evropiane të kadetëve

Në garën e Kupës Evropiane për kadetë, e cila u zhvillua gjatë fundjavës në Selanik të Greqisë, xhudistët e rinj të Kosovës siguruan gjithsej tri medalje të bronzta.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Milot Gashi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 66 kilogramë. Në kategorinë 70 kilogramë, Arba Hasanaj u ngjit po ashtu në podium duke marrë medaljen e bronztë.

E njëjta medalje shkoi edhe për Elvira Ukajn, e cila garoi në kategorinë mbi 70 kilogramë.