Federata Angleze e Futbollit ka publikuar një shpallje për një vend të lirë pune për trajnerin e ardhshëm të Anglisë, ku aplikantëve u është thënë se duhet të jenë në gjendje të “fitojnë një turne të madh”.
Ish-trajneri Gareth Southgate u dorëzua pas humbjes së Anglisë përballë Spanjës në finalen e Euro 2024.
Sipas përshkrimit të punës, trajneri i ri që do të vijë, duhet të fitojë një turne madhor për herë të parë që nga Kupa e Botës 1966, dhe gjithashtu të sigurohet që Anglia të renditet vazhdimisht si një nga ekipet më të mira në botë.
Afati i fundit për aplikimet është 2 gushti, pak më shumë se një muaj përpara se Anglia të përballet me Republikën e Irlandës në Ligën e Kombeve më 7 shtator.
sport,Anglia,Southgate , Anglia,Southgate