Grupimi “Tirona Fanatics” ka bërë detyrën për derbin e së premtes(Partizani-Tirana). Të gjithë biletat në sektorin S të katit të parë, ku ata do vendosen në “Air Albania”, janë shitur.
Tifozët bardheblu mund të blejnë bileta për katin e parë të sektorëve V, që ndodhen prapa porte. Kujtojmë se Tirana është skuadra mike në këtë derbi, ndërsa Partizani organizon.
Më shumë se 10 mijë tifozë pritet në stadium. Ndeshja nis në orën 19:00 dhe është derbi i tretë mes dy skuadrave për këtë sezon.
Partizani fitoi të parin me rezultatin 2 me 1, teksa i dyti përfundoi barazim 1 me 1. Kampionët në fuqi mbajnë aktualisht vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, ndërsa Tirana renditet e katërta me 3 pikë më pak.
sport,Partizani,Superiore,tirana,tirona fanatics , Partizani,Superiore,tirana,tirona fanatics