Tifozi që e preku në të pasme Ocamposin, merr dënimin e merituar

Lajme

Sulmuesi argjentinas, Lucas Ocampos po përgatitej të gjuante një goditje gjatë ndeshjes mes Sevillas dhe Rayo Vallecanos në një ndeshje të La Ligës në fillim të këtij muaji, kur një tifoz i ri i skuadrës vendase nguli gishtin në të pasmet e tij.

Ylli i Sevillas iu drejtua tifozit që po qeshte pas lëvizjes së tij, por Ocampos u ndal dhe u përball vetëm verbalisht me tifozin.

Tifozi i klubit nga periferia e Madridit tani është dënuar me gjashtë mijë euro gjobë dhe i është ndaluar të ndjekë ndeshjet për një vit.

Ky është vendimi i Komisionit për Luftën kundër Dhunës, Seksizmit, Racizmit dhe Intolerancës në Sport.

“Të gjithë e panë atë që ndodhi. Shpresoj që La Liga ta marrë seriozisht këtë, si racizmin. Nuk mendoj se të gjithë tifozët e Rayos janë të tillë, ata gjithmonë na mirëpresin me respekt, por gjithmonë ka budallenj,” ka thënë Ocampos.

Ai tutje tha se nëse do të ndodhte në futbollin e femrave do të bëhej shumë e madhe.

“Shpresoj që kjo të mos ndodhë më diku tjetër. Nëse do të ndodhte në futbollin e femrave, të gjithë e dimë se çfarë do të ndodhte. Unë u përmbajta sepse kam dy vajza dhe shpresoj që të mos u ndodhë nesër”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/



sport,la liga,lucas ocampos,Sevilla , la liga,lucas ocampos,Sevilla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *