Thyhet avantazhi, Italia barazon me Shqipërinë

Lajme

Ishte një avantazh fantastik për aq zgjati. “Të Kaltërit” e Italisë kanë arritur të gjejnë shpejt golin e barazimit, në “Signal Iduna Park”, teksa vetëm 9 minuta pas golit të “Legjionarëve” kanë arritur të tundin rrjetën e Thomas Strakoshës.

Një krosim fantastik në zonë kapet bukur me kokë nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Alessandro Bastoni, i cili me një goditje fantastike me kokë dërgon topin në rrjetën e “Kuqezinjve”. Rezultati shkon në 1 me 1

The post Thyhet avantazhi, Italia barazon me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

sport,Euro 2024,kombetarja , Euro 2024,kombetarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *