Tedi Cara ndryshon skuadër për 400 mijë euro, ish-lojtari i Partizanit firmos me LNZ Cherkasy

Tedi Cara ndryshon skuadër për 400 mijë euro, ish-lojtari i Partizanit firmos me LNZ Cherkasy

Lajme

Tedi Cara ka gjetur ekipin e ri për vijimin e karrierës. Ish-sulmuesi i Partizanit është prezantuar zyrtarisht te LNZ Cherkasy, klub që militon në Premier League të Ukrainës.

Anësori 26-vjeçar i ka dhënë fund eksperiencës me FC Oleksandriya dhe ka bërë kalimin te rivalët, ndërsa vlera e këtij transferimi është 400 mijë euro.

Në sezonin 2025-2026, LNZ Cherkasy e përfundoi kampionatin në vendin e 2-të, duke u shpallur nënkampion, çka i jep mundësinë të synojë pjesëmarrjen në grupet e Conference League.

Gjatë ditëve të fundit, mediat ukrainase raportuan gjerësisht se Cara ishte pranë një transferimi te Dynamo Kyev, por në fund situata mori tjetër drejtim.

Sulmuesi nga Durrësi ka lënë gjurmë te Partizani, skuadër me të cilën ka fituar Superioren dhe Superkupën e Shqipërisë.

https://www.instagram.com/reel/DZ-T38PtVnP
https://www.instagram.com/reel/DZ-T38PtVnP

Promo