Të etur për fitore/ Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Spanjës

Lajme

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në Kaiserau pas sfidës me Kroacinë, që u luajt një ditë më parë në stadiumin e Hamburgut.

Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 këtë të enjte me grupin të ndarë në dy pjesë, duke nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B ndaj Spanjës.

Lojtarët që ishin titullarë ndaj Kroacisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës, ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta bënë stërvitje me ngarkesë të plotë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grupin B në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ndaj Spanjës më datë 24 mars në stadiumin e Dusseldorfit, në ora 21:00.



sport,Euro 2024,kombetarja , Euro 2024,kombetarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *