Super talenti Noreci pranon ftesën e Kombëtares

Lajme

Jamie Noreci është prurja më e re e Kombëtares Shqiptare U-19 në radhët e saj për miqësoret që do të zhvillojë në gusht kundër Lihtenshtejnit.

Noreci është një ndër lojtarët më të talentuar shqiptarë dhe momentalisht aktivizohet tek Burnley në Angli, teksa ofertat kanë qenë të shumëta për 16-vjeçarin.

Mesfushori ka qenë më parë pjesë e moshave më të reja teksa kjo është hera e parë që ai thirret me U-19.

Noreci nuk ka pasur asnjëherë dyshim se cilën kombëtare do të përfaqësojë, kjo sigurisht e ndikuar edhe nga babai i tij Niko Noreci i cili është një ndër tifozët më të zjarrtë të kombëtares, ku është gjithmonë në çdo stadium prezent si në Tiranë po ashtu edhe në transferta.

Këtë pasion ai ja ka përcjellë edhe djalit të tij që në vogëli duke bërë kështu që Jamie ta ketë shumë të thjeshtë zgjedhjen se cilën kombëtare do të përfaqësojë.

Shpresojmë që këtë shembull të ndjekin të gjithë prindërit shqiptarë që jetojnë jashtë. Në i urojmë fat kombëtares dhe Jamit dhe gjithmonë do jemi aty për t’i mbështetur. /maska.al



sport,Jamie Noreci,kombetarja , Jamie Noreci,kombetarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *