Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion të Sunderlandit për përballjen e kësaj fundjave në kampionat ndaj Aston Villas, raportojnë mediat britanike.
Takimi Aston Villa – Sunderland luhet të shtunën në orën 16:00, në kuadër të javës së 11-të të Premier League-s angleze.
Mesfushori u dëmtua në ndeshjen e fundit kundër Chelseat dhe për këtë arsye mungoi edhe në grumbullimin e Zvicrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Lëndimi, i shkaktuar nga një problem muskulor, mund ta mbajë jashtë fushës më gjatë nga sa pritej fillimisht, pasi Xhaka u zëvendësua që në minutën e katërt.
Klubi anglez nuk ka bërë ende të ditur se kur kapiteni do të rikthehet. Sipas raportimeve, ekziston mundësia që ai të mos luajë për Sunderlandin gjatë gjithë këtij muaji.
Xhaka, 34 vjeç, ka dhënë një asistim në 14 paraqitje këtë sezon. Kontrata e tij me Sunderlandin është e vlefshme deri në vitin 2028.
