Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Sunderland, pasi klubi ka marrë vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e mesfushorit me origjinë shqiptare.
Kjo do të thotë se 33-vjeçari nuk do të transferohet te Chelsea, pavarësisht zërave që e kanë shoqëruar prej ditësh këtë çështje.
Sipas “The Athletic”, vendimtar ka qenë qëndrimi i fortë i drejtuesve të Sunderland, të cilët me rezistencën e tyre kanë ndryshuar krejt zhvillimin e diskutimeve.
Për pasojë, Xhaka nuk do të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere.
Edhe pse klubi londinez këmbënguli përmes ofertave të paraqitura, Sunderland e bëri të qartë pozicionin e vet: Xhaka nuk është në shitje dhe do të vazhdojë të luajë për ne edhe në sezonet e ardhshme, ashtu siç parashikohet në kontratën që ka firmosur.
Duhet theksuar se vetë lojtari kishte dëshirë të ribashkohej me trajnerin Xabi Alonso, por nga ana e tij nuk pati rezistencë për të shtyrë përpara një transferim të madh.















