Sommer-in nuk e ndal mosha: Nuk e mendoj pensionimin, fizikisht dhe mendërisht ndihem shumë mirë

Lajme

Yann Sommer është një lider te Interi në këtë sezon. Gardiani zvicerian është kthyer menjëherë në një lojtar kyç në formacionin e zikaltërve.

Prej kohësh përflitet për një “pensionim” të tij nga futbolli pasi mosha e tij duke se nuk premton më. 35-vjeçari ka folur në lidhje me diçka të tillë dhe ka theksuar se momentalisht ndihet mirë fizikisht dhe shpirtërisht te Interi.

“Nuk po e mendoj ende. Më pëlqen shumë të luaj, sidomos tani te Inter-i me të gjitha emocionet që sjell. Fizikisht dhe mendërisht ndihem shumë mire, kështu që nuk po mendoj ende për tërheqjen”, theksoi Sommer. /newsport.al/



sport,Yann Sommer , Yann Sommer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *