Shkëndija e Tetovës zyrtarizon afrimin e Almir Kryeziut

Shkëndija e Tetovës zyrtarizon afrimin e Almir Kryeziut

Lajme

Shkëndija e Tetovës ka bërë zyrtar një përforcim të rëndësishëm, pasi ka siguruar transferimin e sulmuesit Almir Kryeziu.

Gjatë sezonit të kaluar, Kryeziu ishte futbollisti më në formë te Ballkani dhe një nga emrat kryesorë që kontribuan që skuadra ta përfundonte edicionin në vendin e nënkampionit.

Pas vendimit të të dyja palëve për t’i dhënë fund bashkëpunimit, anësori ka vepruar shpejt duke e finalizuar lëvizjen e tij te Shkëndija.

Klubi tetovar e konfirmoi afrimin përmes një njoftimi zyrtar, ku i shprehu mirëseardhje ish-yllit të Ballkanit.

“Mirë se vjen Kryeziu”, thuhej mes tjerash në reagimin e klubit.//

Promo