Kombëtaret

Sfida Shqipëri-Finlandë/ Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran bën zgjedhjet e tij (EMRAT)

Rolando Maran, ka zgjedhur katër emrat që do e ndjekin Shqipëri-Finlandë nga tribuna e “Air Albania”. Bëhet fjalë për Samuele Sinën, Ysni Ismailin, Feta Fetain dhe Klevi Qefalijën siç raporton “Panorama Sport”. Kështu edhe nuk ka surpriza, pasi“Panorama Sport” kishte paralajmëruar për Fetain,…

Sfida Shqipëri-Finlandë/ Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran bën zgjedhjet e tij (EMRAT)

Rolando Maran, ka zgjedhur katër emrat që do e ndjekin Shqipëri-Finlandë nga tribuna e “Air Albania”. Bëhet fjalë për Samuele Sinën, Ysni Ismailin, Feta Fetain dhe Klevi Qefalijën siç raporton “Panorama Sport”.

Kështu edhe nuk ka surpriza, pasi“Panorama Sport” kishte paralajmëruar për Fetain, Qefalijën dhe Sinën. Edhe risia nga Dinamo, Ismaili në krahun e djathtë të mbrojtjes, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit italian.

Sfida me Finlandën vlen për raundin e pestë të Ligës së Kombeve. Ky takim do të nisë në orën 20:45, pikërisht sot më 12 nëntor.

Kuqezinjve u duhet vetëm të shmangin humbjen që do të ishte tronditëse. Kështu do të mbeteshin në vendin e parë të Grupit C1.