Rodri vendos rekord mbresëlënës në Premier Ligë para udhëtimit në Anfield

Lajme

Mesfushori spanjoll, Rodri do të duhet të prodhojë një nga paraqitjet e tij më të mira të sezonit 2023/24, kur skuadra e tij Manchester City të udhëtojë për t’u përballur me Liverpoolin në Anfield të dielën më 10 mars.

Spanjolli, për meritën e tij, ka qenë jashtëzakonisht dominues në Ligën Premier dhe garat tjera gjatë dy sezoneve të fundit apo më shumë.

Për këtë shkak, Rodri tani është i pamposhtur në 60 ndeshjet e tij të fundit të Cityzens në të gjitha garat.

Kjo është seria më e pamposhtur ndonjëherë për një lojtar individual në historinë e kampionatit elitar anglez.

Megjithatë, Rodri përballet me një detyrë të vështirë për të ruajtur atë rekord kur ekipi i tij përballet me skuadrën e Liverpoolit që nuk ka humbur asnjë ndeshje në Anfield këtë sezon.

City aktualisht është vetëm një pikë prapa Reds në tabelën e Ligës Premier dhe një fitore në Anfield mund t’i ndihmojë ata të marrin kontrollin e garës për titull. /Telegrafi/



sport,Premier League,Rodri , Premier League,Rodri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *