Rashica thotë se është i trishtuar me humbjen nga Galatasaray: Ishte ndeshja më e mirë e sezonit

Lajme

Besiktas është mposhtur para adhuruesve të vet në derbin e Stambollit nga Galatasaray me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga bardhezinjtë, por që në fund nuk mjaftoi për të marrë pikë nga përballje me kampionin në fuqi të Turqisë.

Në këtë sfidë titullar ishin edhe dy futbollistët shqiptarë Milot Rashica dhe Ernest Muci që zhvilluan një ndeshje shumë të mirë.

Ylli i Kosovës, Milot Rashica ka thënë pas ndeshjes se është mëkat që e humbën këtë duel pasi e kanë dominuar Galatasarayn.

“Jam vërtet i trishtuar. Në përgjithësi, mund të them se luajtëm ndeshjen më të mirë të sezonit. Qarkulluam topin, krijuam rastet tona, por nuk arritëm të shënonim gol”.

“Na mungoi finalizimi, teksa pësuam një gol të shpifur. Fatkeqësisht shënuam autogol. Jam i trishtuar që nuk arritëm të fitonim derbin”, u shpreh 27-vjeçari nga Vushtrria.

Besiktas ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me 46 pikë, sa ka edhe Trabzonspori në pozitën e tretë. /Telegrafi/



sport,Besiktas,Galatasaray,superliga turke , Besiktas,Galatasaray,superliga turke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *