Laura Fazliu shkruan historinë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Xhudistja kosovare arriti të rrëmbejë medaljen e bronztë në peshën deri në 63 kg duke mposhtur kroaten, Katarina Krishto.
Në “Champ de Mars Arena”, në praninë e mbi 8000 shikuesve, Laura e nisi në mënyrë jo shumë bindëse, por në fund arriti të kurorëzohet me medalje. Ky është suksesi më i madh në karrierën e xhudistes 23-vjeçare.
Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Paris 2024”. Të dielën, Distria Krasniqi arriti të sigurojë medaljen e argjendtë në peshën deri në 52 kg.
kosovë,sport,Laura Fazliu , Laura Fazliu