Pozicioni jashtë loje, Premier Liga i thotë ‘ok’ teknologjisë gjysmë automatike

Lajme

Premier Liga do të përdorë teknologjinë gjysmë automatike të pozicionit jashtë loje (SAOT) përpara fundit të këtij viti.

Klubet ranë dakord njëzëri të prezantojnë teknologjinë sezonin e ardhshëm në një takim të skuadrave më të mira të enjten dhe zbatimi i saj pritet të shkurtojë gjatësinë mesatare të një kontrolli VAR për pozicion jashtë loje me 30 sekonda.

Premier Liga, e cila nuk e ka bërë të ditur partnerin teknologjik me të cilin do të punojë për këtë teknologji, ndërsa asnjë kontratë nuk është nënshkruar ende, tha se qëllimi ishte të prezantohej teknologjia pas njërit prej pushimeve të kombëtareve në vjeshtë, duke nisur nga shtatori ose në fund të nëntorit.

Pozicioni jashtë loje gjysmë automatik përdoret tashmë në Ligën e Kampioneve dhe Serie A.

Jo ekzaktësisht i njëjti sistem, u përdor edhe në Kupën e Botës në Katar në 2022, me një çip të futur brenda topit.



sport,Premier League , Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *