Trajneri i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, u shfaq tepër i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas suksesit 2-0 kundër Australisë, një rezultat që vulosi kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.
Pas përfundimit të ndeshjes, strategu argjentinas dha një deklaratë për FOX Sports, ku vlerësoi paraqitjen e futbollistëve të tij dhe theksoi forcën e kundërshtarit.
“Ishte një ndeshje fantastike”.
“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Australia është një ekip shumë i fortë. Që nga momenti kur u hodh shorti në dhjetor, e kisha menduar se kjo do të ishte një sfidë shumë e vështirë”.
“Ishte një ndeshje tepër e fortë, por mënyra si luajtëm ishte e shkëlqyer”, deklaroi ai.
Gjatë sfidës, tifozët amerikanë brohoritën emrin e trajnerit, ndërsa Pochettino pati vlerësime të mëdha edhe për atmosferën në stadium.
“Kemi tifozë të mrekullueshëm dhe besoj se jemi në të njëjtin nivel me Argjentinën”.
“Janë të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur për ta”, tha ai.
Me këtë fitore, SHBA-ja ruan ecurinë e përkryer në fazën e grupeve, duke arritur dy fitore radhazi dhe duke siguruar herët kalimin në fazën e 32 skuadrave më të mira të Kupës së Botës./


