Përplasje mes tifozëve të Argjentinës dhe Algjerisë, në trazira përfshihen edhe gra e fëmijë

Lajme

Përballja mes Argjentinës dhe Algjerisë do të çelë ndeshjet e Grupit J në Kupën e Botës. Takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa më pas do të luhet edhe dueli i dytë i raundit të parë të këtij grupi, mes Austrisë dhe Jordanisë.

Kupa e Botës 2026 ka nisur prej disa ditësh, por jo gjithçka ka ecur sipas parashikimeve, pasi në disa raste tifozë të përfaqësueseve të ndryshme janë përfshirë në përleshje me njëri-tjetrin.


Më të fundit që kanë shkaktuar një situatë të tillë kanë qenë tifozët e Argjentinës dhe Algjerisë, të cilët janë përleshur para ndeshjes mes dy kombëtareve.

Mbështetësit e Argjentinës dhe Algjerisë u ndeshën në Times Square, në New York, dhe disa prej tyre u përfshinë në përleshje duke krijuar kaos të madh, ku u përzien edhe gra e fëmijë.

Takimi mes Argjentinës dhe Algjerisë, kujtojmë, do të ketë një rëndësi të veçantë për Lionel Messin, i cili do të zhvillojë ndeshjen e 200-të me ekipin kombëtar.

Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, ai ka fituar çdo trofe të mundshëm, ndërsa katër vjet më parë në Katar e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të kampionit të botës.

Promo