Shqipëria po përgatitjet intensivisht për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024.
Kuqezinjtë do të vihen përballë Spanjës në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.
Një duel që vendos edhe fatet e Kombëtares në Euro 2024, me Sylvinhon dhe “djemtë” e tij që kërkojnë medoemos fitoren për t’u kualifikuar në fazën “Play-Off” të këtij turne. Kjo sfidë është si një “finale” për kuqezinjtë të cilët do të gjykohen nga një arbitër suedez.
Glenn Nyberg do të jetë kryesorë në duelin mes kuqezinjëve dhe spanjollëve. Suedezi ishte protagonist absolut në çerekfinalen e Champions mes Arsenalit dhe Bayern Munich, ku të dyja ekipeve u mohua nga një penallti.
Glenn Nyberg do të ndihmohet nga Mohbod Beigi dhe Andreas Soderqvist. Arbitër i 4 do të jetë Mykola Balakin, teksa në VAR do të jetë gjermnai Christian Dingert.
sport,Euro 2024 , Euro 2024