Manchester Unitedi po shikon përforcime të reja për sezonin 2026/27, dhe një emër që ka dalë në radar është ai i portierit skocez Angus Gunn. 30-vjeçari është i lirë në treg pas largimit të fundit nga Nottingham Forest.
Gunn u ndëshkua me tre gola dje ndaj Brazilit në Kupën e Botës, në humbjen 0-3, ndërsa në tri ndeshjet e kombëtares së tij në turneun e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ka pësuar gjithsej katër gola.
Skautët e klubit nga Old Trafford e kanë ndjekur prej kohësh këtë portier me përvojë. Synimi është që të riformatohet krejtësisht renditja aktuale mes portierëve.
Angus Gunn ka një raport të mirë me drejtorin sportiv të Manchester United, Jason Wilcox, lidhje që vjen që nga periudha kur të dy ishin pjesë e akademisë së Manchester City.
Kërkimi i një portieri të ri lidhet me vendimin e qartë të klubit për të shitur si Altay Bayindir, ashtu edhe Andre Onana. Bordi ia ka komunikuar qartë portierit kamerunas synimin për ta larguar gjatë afatit kalimtar të verës.
Megjithatë, Onana është planifikuar të rikthehet për nisjen e përgatitjeve parasezonale pas dy javësh, nëse deri atëherë nuk finalizohet një transferim. Bayindir pritet të kthehet në Turqi.
Lammens mbetet numri 1
Portieri i ri Senne Lammens është shndërruar në zgjedhjen e padiskutueshme të parë në Old Trafford që prej debutimit kundër Sunderland në tetorin e kaluar. Me rikthimin në Ligën e Kampionëve dhe kalendarin e ngjeshur të sezonit të ri, drejtuesit e klubit duan të sigurojnë konkurrencë të besueshme dhe me përvojë.
Unitedi po e ndjek gjithashtu me vëmendje portierin veteran të Leeds United, Karl Darlow, ndërsa lojtari i ri i huazuar Radek Vitek ka shprehur hezitimin për t’u kthyer te skuadra si alternativë rezervë.


