“Nuk mund t’ju them se sa shumë kam humbur”, Toney lë të kuptohet se e kaluara e tij ende e ‘përndjek’ atë

Lajme

Ivan Toney ka lënë të kuptohet se e kaluara e tij me basta ende e ‘përndjek’ atë, teksa ai po bëhet gati që t’i rikthehet fushave të blerta pas suspendimit prej tetë muajsh.

Toney u dënua për tetë muaj pas thyerjes së rregullave për baste nga Federata e Futbollit të Anglisë, teksa 232 rregulla të thyera u konfirmuan.

Ai po bëhet gati për rikthimin e tij pas një kohe të gjatë, ndërsa trajneri Thomas Frank ka konfirmuar se ai do të luajë nga minuta e parë në duelin ndaj Nottingham Forest këtë vikend, madje duke mbajtur shiritin e kapitenit.

Sidoqoftë, ai tani ka folur për të kaluarën e tij, duke pranuar se ai ka humbur një shumë të madhe parash gjatë asaj kohe.

“Ju vetëm shikoni mbrapa dhe e shihni se sa para keni humbur dhe çfarë do të mund të ndodhte. Por sa më shumë që përfshiheni, aq më shumë e shtyeni veten”, ka thënë fillimisht Toney.

Më vonë Toney u pyet edhe për shumën e saktë të parave që ai kishte humbur në total.

“Pyetje e mirë. Unë nuk mund të ju tregoj. Me të vërtetë nuk mund të ju tregoj. Sa më shumë që mendoj për të, zhytem më shumë në të kaluarën. Do t’iu përndjek edhe më shumë dhe do iu shkaktojë dhimbje”, vazhdoi ai.

Reprezentuesi anglez në fund pranoi se ai mund të largohet nga Brentfordi në një të ardhme të afërt, duke thënë se preferon të luajë për ndonjë ‘klub të madh’, në mesin e interesimit nga Arsenali dhe Chelsea. /telegrafi/



sport,ivan toney , ivan toney

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *