Sipas La Gazzetta dello Sport , Zonja e Vjetër nuk ka arritur një marrëveshje për një kontratë të re me Ëeston McKennien, prandaj mund të përpiqen ta shesin atë në fund të sezonit dhe të përfitojnë nga paraqitjet e tij të mira.
Pasi në dukje ishte i pa pëlqyer te Juventusi sezonin e kaluar, duke rezultuar si dështim huazimi te Leeds, McKennie e ka kthyer situatën në favor të tij.
Ish-lojtari i Schalke, ka qenë i lidhur me Manchester United, pas paraqitjeve të mira ku ka bërë 10 asistime në 34 paraqitje për skuadrën torineze dhe ka qenë ndoshta një nga lojtarët e tyre më të mirë këtë sezon.
Pavarësisht kësaj, duket se Juventusi është i përgatitur ta lërë të shkojë pasi nuk ka pasur ndonjë përparim në bisedimet për kontratën e re deri më tani.
Ndërsa bisedimet për kontratën mund të vazhdojnë me Juventusin dhe McKennie në prapaskenë, gjigantët italianë presin AC Milan të shtunën në një betejë midis të tretës dhe të dytës në Serie A. /Telegrafi/
sport,JUVENTUS,serie a , JUVENTUS,serie a