Një ndër lojtarët më në formë të Arsenalit këtë sezon padyshim ka qenë edhe gjermani Kai Havertz.
24-vjeçari deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në Ligën Premier, duke përfshirë këtu edhe një gol të shënuar në Ligën e Kampionëve.
Shumëkush mund të kishte menduar se vetëm Mikel Arteta ka pasur gisht në transferimin e tij nga Chelsea verën e kaluar, por këtë e ka mohuar së fundmi vet tekniku spanjoll.
Ai ka thënë se ishte një vendim i përbashkët me klubin që të nënshkruhet me Havertzin nga rivali i qytetit Chelsea.
“Nuk ishte vendimi im, ishte vendimi ynë. Ne ishim shumë të harmonizuar me vizionin e klubit, dhe pastaj natyrisht nga ana sportive ne bëmë një rekomandim”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Shumë persona ishin të përfshirë dhe ju keni nevojë edhe për mbështetjen e pronarëve gjithashtu, për t’i bërë gjërat të ndodhin”.
“Ne ishim shumë të bindur se ata ishin lojtarë me kualitetet e duhura për t’u përshtatur me stilin tonë, klubin tonë, dhe ndonjëherë merr pak kohë, kjo është e pashmangshme”.
“Ndonjëherë ju do të bëni gabime, unë mundohem që t’i minimizoj ato, dhe të mundohem të paktën të krijojë mjedisin që lojtarët kanë nevojë për të përmbushur potencialin e tyre”, përfundoi ai.
Arsenali u kritikua shumë kur ata nënshkruan me Havertzin nga Chelsea verën e kaluar, sidoqoftë gjermani me paraqitjet e tij arriti që t’i dëshmojë të gjithëve pse ‘Topçinjtë’ morën vendimin e duhur për ta sjellur në ekip. /Telegrafi/
sport,arsenal,Mikel Arteta,Premier League , arsenal,Mikel Arteta,Premier League