Nga Tirana te Dinamo, firmos mesfushori

Lajme

Dinamo ka ndërhyrë në merkato. Klubi i Superiores ka firmosur me Klevi Qefalija, mesfushor që vjen nga skuadra e Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi dinamovit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Klevi Qefalija është zyrtarisht pjesë e 18 herë kampionëve. Qefalija e ka nisur karrierën fillimisht me skuadrën dinamovite, për të kaluar më tej në akademinë dhe skuadrën e parë të KF Tiranës. 20-vjeçari luan në qendër të mesfushës dhe do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë” – Shkruan klubi. Qefalija ka luajtur 7 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar edhe një gol. /balkanweb/



sport,Abissnet Superiore,Dinamo,tirana , Abissnet Superiore,Dinamo,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *