Në të njëjtën listë me Toni Kroosin dhe De Bruynen, Asllani në 10 lojtarët që kanë krijuar më shumë raste në Europian

Lajme

Kristjan Asllani ka zhvilluar një Europian fantastik me fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Mesfushori i Interit ka vrapuar me kilometra të tërë në fushën e lojës. Por, “muskujt” nuk janë e vetmja armë e tij.

Asllani është një nga lojtarët që ka krijuar më tepër raste shënimi në këtë edicion të Euro 2024-s.

Sipas një statistike të shpërndarë nga “Squawka”, 22-vjeçari ka krijuar 8 raste për skuadrën e tij. Kjo shifër e rendit atë në 10 më të mirët e këtij turneu.

Listën e prin Erikseni me 13 raste, ndërsa më pas vjen De Brujni me 10 raste të krijuara.

Në këtë listë me 10 lojtarë gjenden edhe emra të tjerë të njohur si Toni Kroos, Kimmich dhe Cody Gakpo.



sport ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *