Në stilin e një sulmuesi, Arlind Ajeti shënon super gol për t’i dhënë një pikë Clujit

Lajme

Mbrojtësi Arlind Ajeti ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën rumune me fanellën e Clujit.

Mbrojtësi shënoi gol në minutën e 82-të për t’ia siguruar një pikë CFR Clujit si mysafir i Farul Constanta në kuadër të xhiros së 29-të.

Një top që mbeti në zonë, Ajeti me stilin e një sulmuesi arriti të gjuajë bukur duke e lënë portierin të pa lëvizur.

Vendasit kishin kaluan të parët në epërsi në minutën e 65-të, ndërsa më pas në skenë doli Ajeti që barazoi shifrat.

Për reprezentuesin e Shqipërisë është goli i tretë në kampionatin rumun, ndërsa u shpall lojtar i ndeshjes me paraqitjen e tij.



sport,Arlind Ajeti,kombetarja shqiptare , Arlind Ajeti,kombetarja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *