Mbrojtësi Arlind Ajeti ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën rumune me fanellën e Clujit.
Mbrojtësi shënoi gol në minutën e 82-të për t’ia siguruar një pikë CFR Clujit si mysafir i Farul Constanta në kuadër të xhiros së 29-të.
Një top që mbeti në zonë, Ajeti me stilin e një sulmuesi arriti të gjuajë bukur duke e lënë portierin të pa lëvizur.
Vendasit kishin kaluan të parët në epërsi në minutën e 65-të, ndërsa më pas në skenë doli Ajeti që barazoi shifrat.
Për reprezentuesin e Shqipërisë është goli i tretë në kampionatin rumun, ndërsa u shpall lojtar i ndeshjes me paraqitjen e tij.
sport,Arlind Ajeti,kombetarja shqiptare , Arlind Ajeti,kombetarja shqiptare